Julian Loloçi është 34-vjeçari, i cili humbi jetën sot në një aksident tragjik ne Gjirokastër.
Mjeti me të cilin ai udhëtonte së bashku me Enrik Hysenin, shoferi i makinës, që ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ka qenë duke ngjitur aksin dytësor të Gërhotit.
Mirëpo ai ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga në kthesë duke u përplasur me një mur anësor.
Për pasojë pasagjeri Julian Loloçi humbi jetën. Ende nuk dihet shkaku, por jo zyrtarisht “Panorama“ mëson se të dy personat që udhëtonin në mjet, kanë qenë nën efektin e pijeve alkoolike.
Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së tejkaluar. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
g.kosovari