Presidenti Ilir Meta kujton sot 30-vjetorin e rrëzimit të Murit të Berlinit, teksa publikon videon e fjalimit të Presidentit Regan nga Berlini, që i parapriu rënies së Murit.
Përmes një mesazhi në “Facebook”, Kreu i Shtetit shkruan se kjo ngjarje na kujton sot se duhet të ruajmë e të mbrojmë vlerat, për të mos u kthyer më kurrë në ato kohë.
“Rikthimi 30 vjet më parë, i lirisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut në gjysmën e shtypur të Europës, na kujton sot se duhet të ruajmë dhe të mbrojmë këto vlera për të mos u kthyer kurrë më në ato kohë!”, shkruan Meta. /e.s/