Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka thënë se iniciativa për krijimin e një “Schengeni Ballkanik”, ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe, sipas tij, është një ide premtuese.
Këto deklarata Palmer i ka bërë gjatë një forumi të organizuar në Gjenevë të Zvicrës, duke thënë se në një nismë të tillë ka vend edhe për Republikën e Kosovës dhe për Bosnje e Hercegovinën, raporton Gazeta Express.
“Është një iniciativë që premton, ka mbështetjen tonë dhe për të cilën ne jemi të përkushtuar, që të punojmë në partneritet me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor për të përparuar”, ka potencuar tutje Palmer.
Sipas Palmer, iniciativa e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore për krijimin e një “mini Schengeni”, tregon se këto shtete po marrin përgjegjësitë për fatinë tyre duke kontrolluar të ardhmen e tyre, shkruan B92, transmeton Gazeta Express.
Përveç tjerash emisari i SHBA-së ka përsëritur faktin se vendimi për të mos i hapur negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore ka qenë tepër zhgënjyese, megjithatë, sipas tij, ende nuk është thënë fjala e fundit.
“Konsensusi është i nevojshëm dhe fillon një proces të rëndësishëm që dërgon një sinjal të rëndësishëm për rajonin”, ka potencuar Palmer.
g.kosovari