Kejvina Kthjella është marrë në pyetje një ditë më parë në polici, pasi kishte pasur telefonata të shumta me Redjan Rrajën.
Dyshohet se ajo është e lidhur me këtë të fundit, duke u nisur nga telefonatat dhe sms-të e shumta të shkëmbyera mes tyre.
Rraja është arrestuar si një nga atentatorët e prokurorit Arjan Ndoji.
Pas marrjes në pyetje të Kthjellës, ka reaguar ish-shoqja e saj Enxheil Shkira, me të cilën pati një sherr fizik pak kohë më parë.
“Unë nuk kërkoj hakmarrje sepse autobusi i karmës gjithmonë arrin në kohë. Udhëtim të mbarë ku*vë”, shkruan Shkira.
Me sa duket, aktores dhe modeles Shkira nuk i ka dalë inati me Kthjellën, pasi kjo e fundit, bashkë me modelen Oriola Marashi e rrahën në mes të rrugës në Tiranë.
Të trija ato kishin qenë shoqe dhe sherri i tyre bëri shumë bujë.
/a.r