“Veseli do t’i dëshmojë sërish botës drejtësinë e kauzës së lirisë”, ka deklaruar sot kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në reagimin e tij në lidhje me me njoftimin e Kadri Veselit për të dëshmuar në Gjykatën Speciale të Hagës.
“Askush nuk e përdhos dot luftën çlirimtare dhe sakrificën sublime të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi”, shprehet Basha.
Po ashtu Basha thekson se “Kadri Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarët e tij të thirrur në Hagë do t’i dëshmojnë sërish botës drejtësinë e kauzës së lirisë nga pushtimi dhe shtypja çnjerëzore”.
/a.r