Mbrëmjen e kësaj të enjtje është ndërmarrë një operacion në Vlorë dhe Lushnje, pasi dyshohet se në këto qytete fshihet dy autorët e tjerë, bashkëpunëtorë të Redjan Rrajës për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja 6 ditë më parë.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se në këtë operacion po marrin pjesë Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë nga Tirana.
Siç u paralajmërua më herët, nga gjurmët e gishtërinjve të lëna mbi syze nuk është zbuluar vetëm Rrjedan Rraja, tashmë i arrestuar, por edhe një i njohuri i tij i shpallur në kërkim.
/a.r