Javës që vjen presidenti i SHBA, Donald Trump dhe ai turk Rexhep Taip Erdogan pritet të zhvillojnë një takim.
Ka qenë Trump, ai i cili përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se pas disa ditësh Erdogan do të mbërrijë në Uashington.
Ky takim është konfirmuar edhe nga pala turke, duke shtuar se palët më parë zhvilluan një bisedë telefonike.
Po ashtu, Trump thekson se gjatë këtij takimi do të diskutohet mbi çështjen e Sirisë, terrorizmit dhe përfundimin e armiqësive me kurdët. /e.s/