Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka ulur parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë, në 2.8% në fund të vitit 2019, nga 3.9% që u parashikua në maj po të këtij viti.
BERZH thekson në raportin e publikuar se ngadalësimi ekonomik i Shqipërisë është i ndikuar edhe nga ecuria jo pozitive e Eurozonës, si dhe vonesat e vazhdueshme të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Këto janë faktorët e jashtëm, ndërkohë po i njëjti raport vlerëson me ndikim negativ në ekonomi partneritetin publik privat. Sipas BERZH nga kjo praktikë mund të lindin detyrime të prapambetura pasi ka një mungesë transparence dhe përgjegjshmërie.
Po ashtu raporti thekson se ky vit është penalizuar nga prodhimi i dobët i energjisë, i cili pati kontribut pozitiv në ecurinë ekonomike të 2018-ës.
Shqetësim ende mbetet edhe niveli i borxhit publik, që sipas BERZH është në Qershor 2019 ishte në nivelin e 66.9% e PBB-së.
Banka evropian vlerëson punën që është bërë në uljen e papunësisë, dhe shprehet se ekonomia e Shqipërisë do të kthehet në një rritje të moderuar në vitin 2020 me 3.5%.
Rishikimi i rritjes ekonomike nga BERZH vjen pas uljes së parashikimeve nga FMN, BB por edhe nga Ministria e Financave.