Në harkun kohor të pak ditëve në Dukagjin kanë ndodhur dy vrasje. Dhe në të dy rastet, viktimat kanë qenë banorë të zonës, por të larguar për të jetuar në zona më pranë qytetit. Por, ardhja e dimrit i ka detyruar të rikthehen në vendlindje për të marrë ato që ata i quajnë zahiretë e dimrit.
Edhe në rastin e parë dhe në të dytin, viktimat janë vrarë pa motive të qarta. Madje, në rastin e parë edhe më keq, sepse autor ishte një i afërm i viktimës.
Mesditën e kësaj të mërkure, nё fshatin Sume të Dukagjinit ёshtё vrarë 43 vjecari Gjergj Krygja, rrethanat e ekzekutimit të të cilit nuk janё zbardhur ende plotёsisht dhe Policia është vonuar për në vendngjarja për shkak të distancës së largët nga Kopliku.
Ajo qё dihet ёshtё se Krygja ёshtё qёlluar me armё zjarri brenda banesës së tij dhe është baba i tre fëmijëve. Në drejtim të vendngjarjes janë nisur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
Ndërkaq, burimet thonë se janë marrë dëshmitë e para, pasi mësohet se fillimisht mes autorit dhe viktimës ka pasur përplasje fizike.
Dyshimet bëjnë të ditur gjithashtu se viktima dhe autori janë grindur për ato që quhen zahire të dimrit. Por, kjo do të zbardhet plotësisht pasi policia të kryejë hetimet për në vendngjarje.
Krygja mësohet të ketë qenë komisioner në zgjedhjet vebndore të 2015-ës në qendrën e votimit numër 0092, si përfaqësues i Partisë Socialiste.
g.kosovari