Në komisionin e Jashtëm po diskutohet Projekt-Rezoluta e hartuar nga deputeti socialist Ervin Bushati “Për Ndërhyrjet e Huaja në Proceset Elektorale dhe Dezinformimin në Proceset Demokratike Kombëtare”, e cila u kundërshtua nga ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili kërkoi që përpara se të veprohet duhet një qëndrim nga qeveria shqiptare.
Debatet në Komisionin e Jashtëm për rezolutën
Ervin Bushati: Kërkohet që institucionet të marrin masat, mbylljen e llogarive që cënojnë proceset demokratike. Ajo që po ndodh sot, minimi i proceseve demokratike. Tensionet etnike në Ballkan që sponsorizohen nga fuqi që nuk janë në NATO. Propaganda false në Ballkan. Prania e BE është kapitali i paqes dhe mirëqenies në Ballkan, prandaj kërkojmë që kjo rezolutë të kalojë dhe të hapë rrugën për një sërë ndryshimesh në legjislacion për dezfinformimin apo Fake Neës. Jemi vetëm fakti që jemi pro amerikanë nuk na bën imun të përçarjes apo lajmeve të rreme.
Ralf Gjoni: Kemi të bëjmë me akte që përbëjnë vepra penale që dënohen me burg. Nëse do e marrim në konsideratë në parlament, pse nuk ka informacion nga SHISH dhe të tjerat? Nuk mund të bazohemi te studimet, pse nuk kemi informacion nga SHISH?
Ditmir Bushati: A është konsultuar iniciativa me qeverinë shqiptare? Duhet të kemi një opinion të firmosur nga qeveria, pasi është njëlloj sikur ne të marrim një nisëm dhe të mos ketë opinion nga qeveria? Pas pasur qëndrimin e qeverisë nuk dua që parlamenti të futet në ujëra të turbullta. Cilat janë vendet që e kanë marrë një nisëm të tillë.
Ne marrim drejtimin e OSBE-së për pak kohë dhe kemi marrë disa zotime, prandaj te materiali që duhet të vijë nga qeveria duhet të dimë qëndrimin e Italisë dhe Sllovakisë. Bie dakord me Ralf Gjonin, se të gjitha ata që janë marrë me përkthimin e rezolutës së PE kanë bërë disa gabime, sepse rezoluta e PE ka 20 dokumente ku nuk përmendet vetëm Rusia.
Është kollaj kur kryetarja na drejtohet ministër, ministër, por ka qenë vetë ministre për katër vite. A është kjo rezolutë në përputhje me strategjinë kombëtare të sigurisë? Këtu mungon prania e Shqipërisë në NATO, pasi nëse sillni tre pika; ndërhyrja në zgjedhjet, sulmet kibernetike dhe dezinformimin. Në rezolutë nuk thuhet sa është në përputhje me sigurinë kibernetike të miratuar nga qeveria shqiptare, apo axhendën dixhitale të Shqipërisë.
Rudina Hajdari: Pse merremi me një rezolutë që nuk i përket fare realitetit tonë, përsa i përket rastit të kryetarit të PD-së, i takon prokurorisë, të vijojë procesi dhe pas përfundimit mund të flisni. Ju po bëni një rezolutë kundër shefit tuaj në thelb, një lider në Shqipëri që është autokrat. Pse duhet të kesh frikë ti nga ndërhyrjet ruse, pasi 98% e shqiptarëve mbështesin SHBA-BE, ne problemin kryesor e kemi me liderat tanë dhe rusët.