Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka prezantuar sot në Komisionin e Jashtëm projektrezolutën për “Ndërhyrjet e Huaja në Proceset Elektorale dhe Dezinformimin në Proceset Demokratike Kombëtare”. Në fjalën para Komisionit, ai tha se shkas për këtë nismë është bërë rezoluta e miratuar nga Parlamenti Europian.
Kreu i grupit parlamentar të PS pohoi se ka pasur qasje të ndikimeve ruse mbi vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe kjo sipas tij, është faktuar nga studimi i kryer nga fondi “Marshall”.
“Shkas për këtë nismë u bë rezoluta e miratuar nga Parlamenti Europian. Ka pasur qasje te influencës ruse në vendet e rajonit te Ballkanit Perëndimor. Ka një studim për ketë influence dhe studimi i kryer nga fondi Marshall. Është argument pa bazë që Shqipëria është imune nga influenca ruse”, tha Balla.
Gjithashtu Balla shpjegoi edhe arsyet të cilat e kanë detyruar të ndërmarrë këtë projektrezolutë.
“Fonacioni “Konrad Adenauer” në studimin e tij thotë se influenca ruse ecën me moton: përça e sundo. Meqenëse vendi ynë nuk mundet të jetë imun ndaj dezinformimi dhe ndërhyrjet e huaja, kam ndërmarrë ketë projektrezolutë”, u shpreh deputeti socialist.