Policia e Fierit ka arrestuar pronarin e pikës së gazit që shpërtheu ditën e djeshme në Fier.
Sipas mediave informative, në pranga ka rënë, pronari me inicialet S.M.
Ngjarja ndodhi në Portëz, ndërsa nga shpërthimi pati dëme të konsiderueshme materiale.
Shkak për shpërthimin dyshohet të jetë bërë nxehja e elektromotorrit.