Në Serie A janë gati për një ndryshim të rëndësishëm. Diçka e tillë do të ishte një revolucion në futboll dhe drejtuesit e futbollit italian kanë bërë propozimin interesant.
Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka kërkuar aplikimin e 5 zëvendësimeve gjatë një ndeshje, teksa për momentin lejohen vetëm tre. ANSA raporton se Gabriele Gravina, kreu i FIGC, i ka kërkuar Bordit të Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB) që të pranojë këtë kërkesë.
IFAB dhe jo FIFA, është organi drejtues që kontrollon ligjet e lojës së sportit. Nëse kërkesa aprovohet, Serie A do të bëhet kampionati i parë ku kryhen kaq shumë zëvendësime në një ndeshje futbolli.