Një nënë dhe 4 fëmijët e saj janë vrarë në një sulm të ashpër të një karteli droge në veri të Meksikës.
Viktimat ishin anëtarë të familjes LeBaron, të lidhur me komunitetin mormon që u vendos në Meksikë disa dekada më parë.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një makinë të djegur dhe raportohet se disa nga viktimat mund te jenë djegur gjallë.
Disa njerëz të tjerë janë zhdukur. Mediat lokale thanë se sulmi mund të ketë ndodhur për shkak të ngatërrimit të shënjestrës.
Anëtarët e familjes LeBaron thanë se 3 nëna dhe 14 fëmijët ishin nisur në një karvan makinash nga Bavispe drejt shtetit fqinj La Mora.
Disa prej viktimave mendohet se kanë shtetësi të dyfishtë amerikane dhe meksikane.
Atyre iu zu pritë nga persona të armatosur në Bavispe. Makina e djegur dhe e qëlluar me plumba u gjet në anë të rrugës me trupat e viktimave brenda.
Ndërsa raportohet se janë gjetur edhe viktima të tjera në një vend tjetër ndërsa disa nga të zhdukurit mendohet se kanë shpëtuar por nuk ka shifra të sakta.
Sulmi mendohet se është kryer nga një kartel droge, që ndërvepron mes dy shteteve.
g.kosovari