Prej 40 ditësh, një 60-vjeçar nga Bulqiza rezulton i humbur, dhe familjarët nuk kanë asnjë kontakt me të.
Ata kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve nëse kanë informacion për vendodhjen e Kadri Duriçit.
Ka qenë Abaz Pepa, një i afërm i tij që ka kërkuar ndihmën e qytetarëve që të kontribuojnë në gjetjen e tij.
Ai i ka bërë thirrje policisë të zbardhë ngjarjen.