Një valë e re shirash dhe erërash të forta, si pasojë e stuhisë “Amelie”, kanë goditur pjesën juglindore të Francës. Pesëmbëdhjetë prefektura kanë aktivizuar alarmin portokalli.
Det i trazuar, erëra me më shumë se 160 kilometra në orë, rrugë të zëna nga pemë, Amelia, stuhia e parë e vjeshtës ka goditur fasadën atlantike të vendit sot në mëngjes, pa shkaktuar viktima, por duke privuar nga energjia elektrike 140 000 shtëpi.
“Në mesditë, shërbimet e shpëtimit kanë njoftuar për tre të plagosur lehtë, si pasojë e rënies së pemëve”, theksoi prefektura.
Juglindja e Francës është goditur gjithashtu nga stuhitë, shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet.
Sipas institutit meteorologjik “Meteo France” , erëra të fortë prej 163 kilometrash në orë janë regjistruar në bregdetin e Cap Ferret (jugperëndim), 146 kilometra në orë në Belle-Ile (perëndim) dhe 139 kilometra në orë në Ile-de-Ré.
Erërat kanë qenë shumë të forta, me 121 kilometra në orë dhe në qytetin e Bordosë.
Shumë rrugë, kryesisht ato dytësore, janë bllokuar si pasojë e rënies së pemëve nç rrugë. Disa trena rajonalë kanë anuluar udhëtimet.
/a.r