Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Murat Ahmet Yoruk, i ftuar në emisionin “Top Talk” ka bërë deklarata të forta për sa i përket operacionit turk në Siri apo edhe në lidhje me FETO-n.
Ambasadori hodhi poshtë të gjitha akuzat e bëra nga ndërkombëtarët se Turqia ka përdorur lëndë helmuese ndaj kurdëve në Siri. Sipas tij, në inventarin e ushtrisë turke nuk ekziston ndonjë armë kimike dhe as ndonjë armë nukleare.
Veç kësaj, ai paralajmëroi hapur njerëzit e lidhur me FETO-n, duke theksuar fort se ata e dinë shumë mirë se çfarë do t’i gjejë.
“Këtu i ndjekim nga afër këta njerëz dhe struktura. E ardhmja dhe fati i tyre do të jetë duke dhënë llogari përpara drejtësisë turke”, tha ndër të tjera ambasadori Murat Ahmet Yoruk.