Pak pasi shoferi i prokurorit Ndjoji, ka mbërritur në spitalin e Traumës në kryeqytet për trajtim të specializuar, pasi mbeti i plagosur në atentatin me armë zjarri te mbikalimi i Shkozetit, aty kanë shkuar edhe familjarët e tij.
30 vjeçari po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale, ndërkohë që forca të shumta policie ndodhen në ambientet brenda dhe jashtë spitalit.
Nëna e nëna e Andi Malokut, shoferit të prokurorit Arjan Ndoja që mbeti i ka kërkuar të futet brenda, por nuk është lejuar, çka ka sjellë dhe irritim të familjarëve.
Ata thonë se djali i tyre po jep jetën për një rrogë 30.000 si shofer.
Pas shumë debateve, nëna e Malokut është lejuar të futet brenda.