Alekandër Laho, i cili mbeti i plagosur gjatë atentatit që iu bë prokurorit Arjan Ndoj pasditen e sotme te kryqëzimi i Shkozetit, rezulton të jetë Landi Muharremi. Por ai rezulton të ketë ndryshuar identitet.
Duke reaguar për ngjarjen, gazetari Artan Hoxha përmes një postimi, ngre pyetjen se për çfarë mund të ketë qenë duke biseduar Arjan Ndoji me Landi Muharremin.
“Me “siguri” prokurori ne detyre dhe Landi Muharremi, do kene qene duke biseduar per “zbatimin e ligjit”, … deri sa nje bresheri automatiku te kryqezimi i Shkozetit ua beri te qarte, se ligjin ne kete vend, ende vazhdon ta beje Kallashnikovi….
Gjithsesi urojme te shpetojne pa pasoja dhe te na tregojne kush ua beri atentatin, edhe pse ata “nuk kane patur konikt me askend tjeter”….”, shkruan me ironi Artan Hoxha.
I njohur si “i forti i Sukthit”, Landi Muharremi ishte një prej personave që u akuzua si i përfshirë në rrahjen e biznesmenit libanez, Faad Mitri. Ky i fundit u dhunua barbarisht më 10 shtator të 2016-s për një konflikti pronësie në Gjirin e Lalëzit.