Shteti Islamik (IS) konfirmoi një ditë më parë se udhëheqësi Abu Bakr al-Baghdadi u vra gjatë një sulmi në fundjavë nga forcat speciale amerikane në veri-perëndim të Sirisë, dhe nisur nga kjo, kërcënuar me hakmarrje kundër SHBA-vë.
Ky grup konfirmoi vdekjen e liderit të tyre me anë te një audioje të postuar online dhe tha se pasardhësi i tij, i cili është identifikuar si Abu Ibrahim al-Hashemi al-Quarishi, është emëruar.
Aymenn al-Tamimi, një studiues në Universitetin Sëansea duke u përqëndruar në Shtetin Islamik, tha për ‘Reuters’ se udhëheqësi i ri nuk është shumë i njohur.
Ndërkohë, një zëdhënës i grupit terrorist ka kërcënuar SHBA-në për hakmarrje në lidhje me vrasjen e liderit të tij.
Analisti tha për ‘Reuters’, se vdekja e Baghdadit, mund të bëjë që Shteti Islamit të copëtohet, duke lënë këdo të marrë detyrën e udhëheqësit të ri në bashkimin e grupit si një forcë luftuese.
Mbetet për tu parë nëse hymbja e liderit të tyre do të ndikojë tek aftësitë e grupit. Por edhe nëse do të përballen me vështirësi në tranzicion, ideologjia themelore dhe urrejtja sektare që ajo promovon mbetet tërheqëse për shumë njerëz, thanë ata.
IS konfirmoi gjithashtu vdekjen e zëdhënësit të tyre, Abu al-Hassan al-Muhajir.