Pak javë më parë, moderatoja e TV Apolloni në Fier, Marsela Topi nuk u kursye me fjalorin e saj pasi shau live punonjësit e regjisë.
“O çuna, po pushoni o ia q…ha ropt”, u shpreh ajo teksa kishte të ftuar disa persona në studio. Video menjëherë bëri xhiron në rrjet.
Por çfarë ka thënë moderatorja në lidhje me këtë deklaratë?
Marsela Topi e ftuar në emisionin “Soirée” me Jonida Shehun në “Top Channel”, se është ndjerë shumë e mërzitur nga kjo histori.
Biseda:
“Je mërzitur ti nga kjo histori?”, e ka pyetur Jonida.
Marsela Topi: – Absolutisht.
Jonida Shehu: – E ndjen që je bërë e famshme përtej Fierit, përtej televizionit ku ti punon?
Marsela Topi: – Nuk kisha nevojë për këtë lloj pompoziteti, gjithsesi erdhi vetëvetiu, meqë erdhi, mirëserdhi.
Jonida Shehu: – Ata të televizionit çfarë të thanë?
Marsela Topi: – Ata më thanë që asnjë reklamë nuk është e mirë, asnjë reklamë nuk është e keqe, kështu që kaloje me sportivtet.
Jonida Shehu: – Ti vetë si u ndjeve?
Marsela Topi: Në fakt nuk e prisja që të jem realiste sepse ishte në regjistrim dhe nuk është fare në natyrën time sepse unë jam natyrë shumë serioze. Është sulm politik sepse jam një zë objektiv në një qyet socialist.