Komisioneri i Zgjerimit në BE, Johannes Hahn shpreh bindjen se rezultati zhgënjyes i Këshillit Europian, që i refuzoi Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut fillimin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, shumë shpejt do të ndryshojë.
Përmes një postimi në Twitter ai shkruan: ”Rezultati zhgënjyes i Këshillit të kaluar Europian, që i refuzoi Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut fillimin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian shumë shpejt do të ndryshojë”.
Së bashku me presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, komisioneri Hahn takoi në Bruksel presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, i cili ritheksoi mbështetjen e tij për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor. /e.s/