Një gjykatë në Bosnje-Hercegovinë ka dënuar ish-ushtarin serb të Bosnjës, Radomir Shushnjar me 20 vjet burgim, për djegie të 57 boshnjakëve gjatë luftës në këtë shtet më 1992-1995.
Shushnjar, 64-vjeçar, është dënuar më 30 tetor për vjedhje dhe ndalim ilegal të civilëve në këtë incident, ku janë vraruë 26 persona afër qytezës lindor, Vishegrad.
Në mesin e personave të vdekur ka qenë edhe një foshnje dyvjeçare.
Disa myslimanë boshnjakë ishin rrëmbyer pas një sulmi në fshatin Koritnik. Ata më pas ishin dërguar në një shtëpi, së cilës i ishte vënë zjarri me mjete shpërthyese.
Gjykata ka gjetur se Shushnjar dhe ushtarë tjerë në ushtrinë e serbëve të Bosnjës kanë qëlluar në këtë shtëpi, duke parandaluar ikjen e personave që kanë qenë brenda.
Një civil kishte shpëtuar me plagë serioze, ndersa të tjerë kishin arritur të ikin. Shushnjat ka jetuar në Francë për vite të tëra, para se të arrestohej e më pas të ekstradohej me kërkesë të Bosnjës.
Ai ka qenë në mbajtje në Francë për katër vjet, para se të esktradohej në Bosnje më 2018.