“Bild” i ka kushtuar një artikull Shqipërisë, por këtë herë jo për histori votash. Gazeta e njohur gjermane vë në dukje turizmin mjekësor ku ndër të tjera rekomandon “Gremi Clinic”.
“Bild” shkruan se në Tiranë pacientët e huaj krahas turizmit mund të përfitojnë edhe shërbimet mjekësore me kosto të favorshme.
Gazeta nuk harron të komentojë edhe natyrën përrallore të Shqipërisë, opsionet për turizëm cilësor dhe mundësitë që ofron “Gremi Clinic” në Tiranë.
Ndër të tjera “Bild” shkruan:
Mëngjeseve te doktori, pasditeve në plazh. Kush do të trajtohet jashtë shtetit mund të përfitojë dyfish. Kostot për mjekët dhe kurat janë më të ulëta, dhe në të njëjtën kohë mund të shijosh një udhëtim.
Kompanitë e sigurimeve shëndetësore gjermane në disa raste marrin pjesën e tyre të fitimit. Turizmi mjekësor po lulëzon.
Çmimet e leverdishme të trajtimeve mjekësore dhe bregdeti përrallor i Adriatikut joshin pacientët gjermanë drejt Shqipërisë.
“Gremi Clinic” është një klinikë dentare e klasit të parë në Tiranë e cila është e specializuar në trajtime pa dhimbje dhe me mbështetje dixhitale të implantologjisë, rindërtimit të dhëmbëve, paradontologjisë, protezave, estetikës, ortodoncisë dhe gnatologjisë.
Ekipi mjekësor përbëhet nga 13 dentistë dhe kirurgë maksilofacialë, të trajnuar në degë të ndryshme të dentistrisë në universitete të njohura në Europë dhe Amerikë.