Një luftëtar i kapur i Shtetit Islamik ka paralajmëruar sulme terroriste hakmarrëse në Europë, si përgjigje ndaj operacionit të SHBA-së në Siri, ku mbet i vrarë kreu i ISIS Abu Bakr al-Bagdadi.
“Unë mendoj se ndoshta në Evropë diçka do të ndodhë, sepse shumë njerëz mund të jenë mërzitur për këtë gjë”, tha Muhamed Hasik, 25 vjeç për ABC News kur u pyet për ndikimin e vdekjes së Al-Bagdadit.
Hasik, me prejardhje nga Bosnja, i cili ka punuar për ISIS si polic, aktualisht është i burgosur në Irakun verior.
Ai tani shpreson të kthehet në Gjermani, ku iku si refugjat në moshën 6-vjeçare dhe aktualisht ka dy fëmijë. Në një intervistë tronditëse, Hasik tha se vdekja e Bagdadit nuk do të ketë efekt te ISIS.
Në intervistën tronditëse, Hasik tha se vdekja e Bagdadi nuk do të kishte efekt në vazhdimin e ISIS.
“Kur njëri vdes një tjetër shfaqet,” tha ai. ‘Kjo gjë nuk do të ndalet‘.
“Ndoshta do të keqësohet. Mbase bëhet më e rrezikshme se më parë“, tha ai.
Hasik nuk tregoi pendim ndërsa u pyet për mizoritë e kryera nga ISIS, përfshirë përdhunimet, vrasjet, torturat dhe sulmet terroriste ndaj civilëve të pafajshëm.
“Unë nuk e shkruaja fatin e tyre,” tha ai. “Ky është fati i tyre“.
Hasik tha se ai besonte se Gjermania duhet ta lejonte atë të kthehej, duke thënë se ai nuk kishte bërë asgjë të keqe duke u bashkuar me ISIS në gusht 2014.
Hasik iu dorëzua forcave amerikane në vitin 2017. Ai tani është në burgun e sigurisë së nivelit më të lartë në Irakun verior, i cili vlerësohet të mbajë mijëra të dyshuar për terrorizëm. / Javanews