Në Athinë po zhvillohet samiti i katërt euro-arab. Kryeministri Edi Rama ndodhet në kryeqytetin grek ku po merr pjesë në forumin ndërkombëtar për dialog ekonomik dhe politik, një nismë e cila që prej vitit 2016 synon të identifikojë dhe promovojë interesat e përbashkëta të BE dhe vendeve të botës arabe.
Kryeministri Edi Rama dhe ai grek Kyriakos Mitsotakis në kuadër të samitit patën një takim “për të shkrirë akujt”.
Top Channel mëson se ata patën një takim të shkurtër, ku Mitsotakis i foli në emër dhe me një ton miqësor.
“Aaa,kravatë e bukur” i tha dhe qeshën.