Një peshkaqen i dytë brenda javës është kapur në detin Adriatik afër brigjeve të Durrësit. Peshkaqeni është i përmasave shumë të mëdha dhe arrin në një peshë prej 450 kg. Ndërsa gjatësia e tij është të paktën 4.5 metra i gjatë.
Peshkaqeni është kapur nga Peshkarexha ‘ Çelepia’ në 130 m thellësi, dhe bëhet e ditur se është i llojit ‘Peshkaqen i Bardhë’ një specie e rrallë për ujrat e brigjeve shqiptare.
Peshkaqeni i madh i bardhë (Carcharodon carcharias) është e vetmja specie e gjallë e gjinisë Carcharodon, i familjes Lamnidae. Emri i tij rrjedh nga ngjyra e bardhë që ka barku i tij. Ky peshkaqen është i njohur si një grabitqar shumë i rrezikshëm që mund të sulmojë edhe njerëz. Ai mund të arrijë një gjatësi deri në 6 m dhe një peshë deri në 2240 kg.
7 ditë më parë një peshkaqen Tigër u kap nga peshkatarët në zonën e qytetit të vjetër të Durrësit. Peshkaqeni u kap nga peshkarexha “Meduza” në 120 metër thellësi në pjesën që njihet si Durrësi i vjetër mbytur në zonën e Currilave.
/a.r