Kelly Black ishte duke shëtitur me qenin e saj Paco në një rrugë të Jacksonville, në Florida kur një kamionçinë e shtypi duke i shkaktuar vdekjen. Gruaja u tërhoq zvarrë në asfalt dhe u la aty e pajetë. Personi që e aksidentoi nuk ndaloi fare për t’i dhënë ndihmën e parë.
Por ai që nuk e braktisi në asnjë moment ishte qeni i saj besnik, Paco. Orë të tëra pas aksidentit qeni vazhdonte të qëndronte i shtrirë në asfaltin ku u aksidentua e zonja e tij. Me shikim të trishtuar, ai nuk u largua për asnjë moment nga vendi i aksidentit.
Edhe kur ambulanca dhe policia mbërritën në vendngjarje dhe hoqën trupin e viktimës. Vetëm kur erdhën të afërmit e të ndjerës qeni lëvizi nga vendi dhe ju bashkua atyre.
Të afërmit e gruas së aksidentuar thanë se Paco dhe Kelly ishin të pandarë dhe kudo shkonin bashkë.