Claudia López, një politikane homoseksuale që reklamon veten si “të pakorruptueshme”, është bërë gruaja e parë që u zgjodh kryetare e kryeqytetit të Kolumbisë, Bogotá.
Kandidatja 49-vjeçare e së majtës qendrore fitoi 35.2% të votave me pothuajse të gjitha votat e numëruara.
Kryetari i Bogotás konsiderohet gjerësisht posti i dytë më i rëndësishëm politik në Kolumbi pas presidencës.
“Jo vetëm që fituam, por ne po ndryshojmë historinë,” tha López në Twitter.
Ajo mundi ngushtë liberalin Carlos Fernando Galán, i cili mori 32.5% të votave.
Claudia López është një gazetare e kthyer në politikane, si anëtare e partisë së Aleancës së Gjelbër të vendit. E njohur për kritikën e saj të hapur ndaj politikanëve të krahut të djathtë, ajo gjithashtu është përfshirë shumë në përpjekjet antikorrupsion në Kolumbi.
Politikat e saj përfshijnë vendosjen e më shumë policëve në rrugë, luftimin e punës së fëmijëve dhe krijimin e mundësive më të mira arsimore për njerëzit mbi 45 vjeç.
Fitorja e López ishte gjithashtu shkak për festime në mesin e komunitetit homoseksual të vendit. Partnerja e saj është Angélica Lozano, një politikane tjetër e Aleancës së Gjelbër.