Ndonëse e dimë prej disa javësh që moderatorja e njohur, Fatma Methasani dhe partneri i saj Alfio Rrotani janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, nuk kishim mundur të mësonim diçka më shumë për gjininë e fëmijës.
Këtë gjë, çifti ka vendosur ta ndajë me miqtë dhe ndjekësit në rrjetet sociale në një mënyrë mjaft origjinale.
Sot, kur feston edhe ditëlindjen, Fatma ka zbuluar me anë të një postimi në “Instagram”, se do të bëhet nënë e një djali.
“25-vjetori im i lumtur. Me dy çunat e mi të preferuar, njëri në krahë dhe tjetri vjen së shpejti! Ditëlindje plot bekime”, shkruan ajo, teksa poston një video ku shihen të dy mbi një motor, gazi i të cilit ishte në ngjyrën blu duke treguar kështu edhe gjininë e fëmijës.
Ditëlindja e Fatmës ka nisur kështu në mënyrën më të bukur, pasuar me një dedikim special nga partneri i saj pas lajmit se do të bëhen prindër të një djali.