Dalin detaje të reja lidhur me krimin e rëndë të ndodhur në Romë të Italisë, ku një shqiptar u vra nga kunati i tij.
Ngjarja ndodhi në zonën e Nettunos, ku pas një konflikti me fjalë u vra 45-vjeçari shqiptar.
Kishte shkuar në Nettuno me tren bashkë me të shoqen dhe më pas shkoi në shtëpinë e motrës dhe të kunatit në periferi, për të përfunduar i vrarë pak orë më vonë.
Shqiptari i vrarë qëlloi i pari me shkop kunatin, duke bërë që ky i fundit të rrëmbejë çiften dhe ta lërë të vdekur në vend.
Është kjo mënyra në të cilën gjeti vdekjen 45-vjeçari Sperndi Allushi, nga kunati i tij Luan Zalta 50 vjeç.
Ishte pikërisht autori i krimit ai që lajmëroi policinë mesditën e djeshme, duke bërë që të arrestohet. Krimi i rëndë ndodhi në sytë e familjarëve, ndërkohë që lidhur me motivin e konfliktit po merren në pyetje të afërmit, për të zbuluar më shumë.
/a.r