Një sherr për motive pronësie në Tiranë, ka bërë që një person të plagos kushëririn me thikë.
Ngjarja është shënuar pasditen e kësaj të diele në zonën e Kasharit.
Efektivët e policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të R. H., 44 vjeç, banues në Tiranë.
Prangosja e tij u bë pasi në vendin e quajtur kodër Kashar 2, 44-vjeçari pas një konflikti për motive pronësie, ka plagosur me thikë kushëririn, H., 36 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdes mjekësor.
Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Vrasja e mbetur në tentativë”.
/a.r