Shqipëria ka importuar rreth 1.1 miliardë lekë tekstile dhe këpucë nga Turqia në periudhën janar-shtator 2019. Referuar të dhënave zyrtare të INSTAT, rezulton se në Shqipëria kanë hyrë nga Turqia.
13 miliardë lekë tekstile dhe këpucë, duke njohur rritje në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur importet ishin 11.9 miliardë lekë.
Po ashtu, në këtë periudhë ka njohur rritjen më të madhe importi i veshjeve nga Kina. Në periudhën janar-shtator 2019, Shqipëria importoi nga Kina 8.6 miliard lekë veshje, duke njohur një rritje me 1.3 miliard lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, raporton “scan”.
Ndryshe ka ndodhur me importin e veshjeve nga Italia dhe Greqia. Referuar të dhënave të INSTAT, Importi i veshjave nga Greqia ka qendruar në të njëjtën nivele pa ndryshuar këtë vit nga viti i kaluar; 2.7 miliardë lekë.
Ndërsa me Italinë, situata ka ndryshuar. Importi i veshjeve ka njohur rënie me 1 miliard lekë këtë vit. Në janar-shtator 2018 Shqipëria importoi 31 miliardë lekë veshje nga Italia ndërsa në të njëjtën periudhë të këtij viti, importi ra në 30 miliardë lekë.