Në Shtëpinë e Bardhë është bërë e ditur se presidenti amerikan Trump së shpejti do t’i drejohet opinionit me një lajm të rëndësishëm, deklaroi në zëdhënës në Shtëpinë e Bardhë. Hogan Gidley nuk deshi të flas për hollësitë, por Trumpi më parë ka dërguar një Twitter: “Pikëtisht në këtë moment ka ndodhur diçka shumë e rëndësishme!” Më shumë nuk tha.
Agjencia e lajmeve Reuters dhe rrjeti televiziv CNN njoftojnë se forcat amerikane kanë sulmuar shefin e terrroistëve të “Shtetit Islamik” (IS), Abu Bakr al-Bagdadi. Mendohet se gjatë këtij sulmi është vrarë, sipas të gjitha gjasave, Al-Bagdadi. Por lajmi nuk është konfirmuar.
Vrasja me mjete shpërthyese?
Revista amerikane “Newsweek” njofton madje për hollësi. Sipas burimeve të kësaj gazete, operacioni ushtarak i njësive speciale është zhvilluar në provincën Idlib, në veriperëndim të Sirisë. Kjo zonë konsiderohet si një prej rajoneve të fundit të kontrolluara nga islamistët. Pas një përleshje të shkurtër me armë, thuhet se Al-Bagdadi ka bërë vetëvrasje me një rrip të mjeteve shpërthyese. Vetëvrasja është bërë në praninë e anëtarëve të familjes, shkruan “Newsweek”. Fëmijët nuk janë lënduar, por janë vrarë edhe dy gra të Al-Bagdadit.
Në mes të shtatorit shefi i IS ka dërguar një mesazh me internet ku shihet se ende është gjallë. Autoritetet gjermane të sigurisë janë të mendimit se inçizimi ishte autentik dhe është bërë në gusht apo në shtator.
Shpesh është shpallur i vdekur
IS ka përhapur këtë audio mesazh në kohëzgjatje prej rreth 30-minutave në kanale të ndryshme të internetit. Udhëheqësi i xhihadistëve kërkonte lirimin e simpatizantëve të tij, burrave dhe grave, nga burgjet dhe kampet. Al-Bagdadi kërkonte prej simpatizantëve të tij që të kryhen sulme ndaj hetuesve dhe gjykatësve, në proceset kundër pjesëtarëvre të IS. Pas humbjeve të mëdha në Siri dhe Irak, ai është shpallur disa herë i vdekur. SHBA kanë shpallur një shpërblim prej 25 milion dollarësh për personat që vrasin apo arrestojnë Al-Bagdadin. Ai është terroristi më i kërkuar në botë. /DW/