Një aksident tragjik është shënuar këtë mbrëmje në Durrës, ku si pasojë ka mbetur i vdekur një person.
Ngjarja ka ndodhur tek vendi i quajtur Ura e Dajlanit, ndërsa nga informacionet e para thuhet se makina ka përplasur një person i cili po udhëtonte me motor., duke e lënë të vdekur.
Sipas të njëjtave burime viktima punonte si shpërndarës picash. Ndërkohë është ndaluar edhe një drejtues mjeti i cili dyshohet se ka aksidentuar motoristin. Sipas burimeve nga policia dyshohet se ka qenë një autobus që ka shkaktuar aksidentin tragjik që i mori jetën motoristit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi shkaqet.
g.kosovari