Gjatë Konferencës së Mesdheut të mbajtur në Tiranë, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, zhvilloi disa takime dypalëshe me Ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Péter Szijjártó dhe Ministrin e Jashtëm të Maltës, Carmelo Abela.
Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, shefi i diplomacisë shqiptare thekson se në vijim të bashkëpunimit, shumë shpejt me dy vendet pritet të zhvillohen projekte konkrete.
“Takime dypalëshe me Ministrin e Jashtëm të Hungarisë 🇭🇺, z. Péter Szijjártó dhe Ministrin e Jashtëm të Maltës 🇲🇹, z. Carmelo Abela.
Me dy homologët diskutuam për fuqizimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe thellimin e bashkëpunimit në organizata ndërkombëtare!
Shumë shpejt me dy vendet pritet të zhvillojmë edhe disa projekte konkete ✌…”, shprehet Cakaj.
g.kosovari