Miliona kalifornianë përballen me ndërprerjen e energjisë, ndërsa zjarrfikësit vazhdojnë të luftojnë me zjarret në vend.
Pacific Gas & Electric (PG&E) informoi se energjia elektrike mund të fiket në 36 qarqe, mes parashikimeve se sipërfaqet e përfshira nga zjarri mund të rriten.
Flakët detyruan 50.000 banorë të largohen nga shtëpitë e tyre.
Gjendja e jashtëzakonshme është deklaruar në qarqet e Los Angeles dhe Sonoma.
PG&E paralajmëroi rreth 850.000 konsumatorë, familjet të cilëve vlerësohet se përmbajnë 2 milionë njerëz, se mund të ketë ndërprerë të energjisë elektrike nga mbrëmja e së shtunës deri mesditën e së hënës.
Skuadrat e zjarrfikësve, që luftojnë me flakët ne terren, po përpiqen t’i mbajnë ato nën kontroll, pasi kërcënojnë shumë territore në veri dhe jug të shtetit amerikan. Autoritetet thanë se zjarret pritet të përkeqësohen gjatë fundjavës.
“Ka disa faktorë që ndikojnë në këtë situatë, nuk është vetëm moti i thatë, por edhe erërat e forta e lagështia e ulët”, shpjegoi guvernatorin Gavin Newsom ku shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Kalifornia ende nuk e kishte marrë veten mirë nga zjarret e vitit të kaluar, që morën jetët e 97 civilëve e 6 zjarrfikësve.
Historikisht, “stina e zjarreve” në Kaliforni fillonte në verë dhe zgjaste deri në vjeshtë, por ekspertët tani paralajmërojnë për rrezik gjatë gjithë vitit. Shkaktarë kryesorë të një fenomeni të tillë konsiderohen kushtet e motit dhe ndryshimet klimatike.
Raportet në media tregojnë se njëri prej zjarreve që po digjet jashtë çdo kontrolli në Kaliforni, mund të jetë shkaktuar nga shpërthimi i një transformatori elektrik.
g.kosovari