Ambasadori i Bashkimit Europian, në Shqipëri Luigi Soreca thekson se BE mbetet e palëkundur në anagazhimin e saj për të afruar popullin shqiptar në Europë.
“Angazhimi i Europës për integrimin në BE të Shqipërisë mbetet i palëkundur. BE do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht rrugën e Shqipërisë në BE, për të sjellë përsëri popullin shqiptar në familjen që i përket.”
Me anë të një postimi në twitter shkruanSoreca i ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare që të vazhdojnë të përqendrohen në vazhdimin e reformave më shumë për vendin dhe qytetarët e tyre, sesa për Eurpën.
Për Sorecën reforma zgjedhore është e vetmja rrugë që e çon Shqipërinë në BE.
“Autoritetet shqiptare duhet të vazhdojnë të përqëndrohen në procesin e reformës, e vetmja rrugë që do ta çojë Shqipërinë drejt destinacionit të saj. Jo për BE-në, por për Shqipërinë dhe për të gjithë qytetarët e saj, për përparimin e vendit drejt standardeve më të larta për sa i përket demokracisë”.
g.kosovari
Po ore po, me llafe te kenaqni ju!