Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë bombastike në emisionin “Opinion”, teksa ka folur për Emiljano Shullazin.
Rama ka treguar për herë të parë se Shullazi kishte shkuar në fushatën e tij me eskortë, i shoqëruar dhe nga policia, duke marrë zvarrë Vasilika Hysin, Besnik Baren dhe qindra të tjerë të pranishëm, si dhe kishte thyer gjithçka.
Më tej, Rama ka shtuar se Shullazi dhe persona të tjerë me profile të larta të krimit jo vetëm janë në burg, por janë në vigjilje të plotë, në shembullin 41-bis në Itali.
“Shullazi ku është. Ky njeri ka ardhur me eskortë, i shoqëruar nga policia e shtetit në fushatën time për kryetar bashkie dhe e ka marrë zvarrë Besnik Baren, Vasilika Hysin dhe 100 të tjerë dhe ka thyer gjithçka që ka gjetur aty.
Ky njeri ku është, ku janë një sërë nga profilet e larta të krimit? Jo janë në burg, por janë në vigjilje të një procesi që vetëm ne kemi guxuar ta bëjmë, që është procesi i izolimit të plotë, nën shembullit i 41-bis në Itali. Ka filluar të implementohet.
Këta njerëz, profilet e larta kriminale, një pjesë e konsiderueshme janë pas hekurave. Brenda nëntorit do bëj një plan të posaçëm për këta presona me precedentë kriminalë apo të skeduar si të përfshirë në aktivitet kriminal, që do iu rezervojmë një trajtim shumë të veçantë, që nuk i shkon mendja askujt.
/a.r
Na mbushi mendjen…