Dentisti i shkul dhjetë dhëmbë, duke bërë që pacientja të gjejë vdekjen nga hemorragjia. Është kjo ajo që ka ndodhur në Purley, të Surrey, në Britaninë e Madhe, ku një dentist me emrin Tushar Patel, u ndalua që të praktikojë profesionin e tij për një vit rresht, pasi një grua gjeti vdekjen nga hemorragjia, pak orë pasi ai i kishte shkulur dhëmbët.
Gruaja kishte pësuar një infeksion në dhëmbë në verën e vitit 2017, kur po merrte një medikament të quajtur Warfarin. Gjatë dy takimeve brenda një jave, dentisti i hoqi dhjetë dhëmbët e sipërm pa e lajmëruar lidhur me rrezikun e humbjes së një sasie kaq të madhe gjaku.
Gruaja gjeti vdekjen në 19 korrik 2017. Për mjekun ligjor, shkak për vdekjen u bë hemorragjia si pasojë e shkuljes së dhëmbëve. Warfarin përdoret si mpiks gjaku, por shkulja e kaq shumë dhëmbëve e komplikoi situatën.
Sipas ‘General Dental Council’, i cili vlerësoi punën e dentistit, ky i fundit nuk ka arritur të vlerësojë siç duhet rreziqet ndaj pacientes, shkruan noa.al.
Për këtë arsye në vendimin e dhënë këtë të martë, dentisti u pezullua me 12 muaj nga detyra, i cili është edhe dënimi maksimal për raste të tilla. Po ashtu ai kërkoi ndjesë ndaj familjes së pacientes si dhe e pranoi dënimin e dhënë.
/a.r