Kryetari i komisionit për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri, deklaroi se ditën e sotme puna ka vijuar me pranin e ekspertëve, pa praninë e mediave.
Në një dalje për mediat, ai tha se draft i propozuar të bëhet publik dhe do t’u dërgohet zyrtarisht të gjithë aktorëve dhe partive dhe të bëjmë një seancë të dytë për të dëgjuar propozimet për këtë draft.
“Pasi të ezaurojmë paketën e parë do të kalojmë në miratimin në parim, kjo është e lidhur edhe me çështjet e tjera si çështja e sistemit. Çështja tjetër ka të bëjë me administrimin e zgjedhjeve, në të gjitha nivelet, iu la detyrë ekspertëve të gjejnë praktikat më të mira.
Projekti i parë ka vendime radikale, që i vendos detyrim qeverisë që të raportojë për cdo aktivitet, më pas vendos KQZ nëse do të konsiderohet aktivitet politik, duke e kthyer qeverinë ne teknike 6 muaj para zgjedhjeve, para fushatës. Diskutimet ishin konstruktive”, u shpreh Gjiknuri.
Ai tha se ka dallime për qasjen për reformën zgjedhore, që opozita parlamentare insiston të mos miratohet reforma pa sistemin, por se mazhoranca ka rënë dakord që të vijnë me një propozim dhe të diskutohet.
Gjiknuri shtoi se u formuan edhe grupet e punës për çështjet përkatëse.
/a.r