Detaje të reja kanë dalë nga celula terroriste e cila do të kryente një akt terrorist në ditën e Sulltan Novruzit më 2018.
Mësohet se një nga terroristët e identifikuar si Erwin ARAM, ka hyrë disa në herë Shqipëri me pasaportë austriake. Teksa hynte në Shqipëri, Aram merrte informacion në rolin e një të infiltruari, kur takonte anëtarë të familjes, që i kishte anëtarë të MEK, shkruan Report Tv.
Po kështu në hyrjen e fundit në shtetin shqiptar, Policia ka tentuar për ta ndaluar. Deri më tani për këtë ngjarje janë pyetur dhe shoqëruar mbi 20 iranianë jashtë dhe brenda vendit.
Një ditë më parë policia e Shtetit dhe drejtori Ardi Veliu deklaruan se policia ka zbuluar një celulë terroriste iraniane e cila ka tentuar të kryejë akte terroriste në Shqipëri, një prej tyre i parandaluar nga shteti shqiptar.
4 persona janë identifikuar nga policia, si pjesë e grupit operativ që vepruan në emër të shtetit iranian dhe QUDS, për të sulmuar anëtarët e komunitetit muxhahedinë, që strehohen në Shqipëri. Për këtë akt të rëndë, kryeministri Edi Rama dëboi ambasadorin iranian Gholamhossein Mohammadnia, për cenim të sigurisë kombëtare.
Erwin ARAM. Njihet si “Alireza NAGHASHZADEH”
Personat e përfshirë në celulën terroriste:
1. PEYMAN – Nuk jepen të dhëna të tjera.
2. Abdolkhalegh MALEK ZADEH, i datëlindjes 21 Prill 1979. Njihet si “Ferhat”.
3. Erwin ARAM, i datëlindjes 13 Korrik 1974. Njihet si “Alireza NAGHASHZADEH”.
4. Abdulselam TURGUT, i datëlindjes 27 Maj 1967.
g.kosovari