Ditën e sotme FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve. Vihet re se përfaqësuesja jonë ka rënë me një pozicion nga klasifikimi i shkuar. Duket se humbja me Turqinë në kualifikueset e Europianit 2020 ka ndikuar edhe në renditje.
Tashmë gjendemi në vendin e 65-të me 1367 pikë. Edhe pse Shqipëria fitoi ndaj Moldavisë, kjo gjë nuk ka ndikuar pozitivisht në renditje, aq sa ndikoi humbja me Turqinë.
Nga ana tjetër Kosova është ngjitur me 5 pozicione në renditjen e FIFA-s. Fitorja e madhe ndaj Mali Të Zi e ka ndihmuar shumë kombëtaren e “dardanëve” të ngjitet në vendin e 114-të.
Ndërkaq renditjen e udhëheq Belgjika. Franca dhe Brazili mbajnë vendin e dytë dhe të tretë përkatësisht, ndërsa Anglia vjen e katërta.
g.kosovari