Nuk ka bërë as një vit në detyrë drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, Agron Tare.
Teksa në muajin janar mori detyrën e re, ditën e sotme ai ka dhënë dorëheqjen.
Në deklaratën e tij të dorëheqjes Tare ka thënë se që prej marrjes së detyrës si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, kam shërbyer më devotshmëri dhe pasion për punën, gjë që e tregojnë rezultatet e deritanishme financiare të këtij institucioni.
Në reagimin e tij ai thekson se po dorëhiqet për të vijuar rrugëtimin tim profesional dhe duke i uruar pasardhësit/es tim/e suksese!
Tare ka zgjedhur që ta mbyllë reagimin dhe ‘misionin’ me një batutë ironike në gjuhën italiane.
“Sot mbaron misioni im si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës. Që prej marrjes së detyrës si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, kam shërbyer më devotshmëri dhe pasion për punën, gjë që e tregojnë rezultatet e deritanishme financiare të këtij institucioni. Dorëhiqem për të vijuar rrugëtimin tim profesional dhe duke i uruar pasardhësit/es tim/e suksese! Nuk mund të lë pa falenderuar ata që më besuan këtë pozicion të rëndësishëm, ekipin e APD-së, bashkëpunëtorë të mi, të afërt e të largët! Ciao a tutti, belli e brutti!” shkruan Agron Tare.
Ishte Këshilli Drejtues i Aautoritetit Portual Durrës ai që vendosi emërimin e Agron Tares në postin e Drejtorit të Përgjithshëm, sipas propozimit të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
g.kosovari