Presidenti Ilir Meta është pritur në një takim nga kryeministri japonez, Shinzo Abe.
Gjatë takimit Meta i kërkoi Abe që Japonia të heqë vizat me Shqipërinë në mënyrë që të rriten më tej shkëmbimet njerëzore midis dy vendeve.
Ndërsa mori një premtim nga kryeministri Abe se do ta konsiderojë këtë kërkesë.
Meta gjithashtu vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve tona dhe shprehu dëshirën që bashkëpunimi të thellohet në të gjitha fushat, në veçanti në realizimin e investimeve të reja japoneze në Shqipëri.
“Japonia është një partner shumë i rëndësishëm i Shqipërisë, me kontribute të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit,”-u shpreh Kreu i Shtetit.
Presidenti Meta u shpreh gjatë takimit se është koha që Kryeministri Abe të vizitojë Tiranën për t’i dhënë një hov të ri bashkëpunimit, jo vetëm me Shqipërinë, por me të gjithë rajonin tonë.
g.kosovari