Një australiane e papërgjegjshme që i iku policisë me Mercedesin e saj, do të kalojë 18 muaj në burg.
Në nëntorin e kaluar, 28-vjeçarja Margarita Tomovska, e njohur në mediat sociale si “Mercedes Mama”, po drejtonte Mercedes E 63 S dy herë më shpejt se sa lejohej.
Raportohet se ajo po ngiste makinën e saj luksoze 450,000 $ me shperjtesi mbi 230 km/orë. Për t’i bërë gjërat më keq, ajo kishte me vete një fëmijë tre vjeç dhe të palidhur në ulëse me rripin e sigurisë.
Margarita është shumë aktive në rrjetet sociale ku shpesh krenohet me makina dhe udhëtime luksoze. Edhe në seancën gjyqësore, ajo kishte veshur një gardërobë me vlerë mbi 10.000 dollarë.
Ajo e përshkroi ngjyrën e veshjes së saj si ‘të bardhë të pafajshëm ’.
“Unë e di që nuk më njeh, por nuk jam një person i keq,” filloi ajo tregimin e saj në GoFundMe.
Asaj gjithashtu i është pezulluar licencën e saj për dy vjet.
g.kosovari