Pas 10 ditëve nga sekuestrimi, janë hapur dyert e godinës ku po mbaheshin zarfet me fletëvotime të ardhura nga Serbia për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. Zyrtarë të veshur me rroba sigurie, dorashka dhe maska, kanë hyrë në godinë për të verifikuar fletëvotimet.
Kontrolli po vijon pas shqetësimeve të ngritura lidhur me helmimin e rreth 20 personave që po merreshim me zarfet me vota të ardhura nga Serbia.
Ndërkaq, Prokuroria ka bërë të ditur se mostrat e zarfeve të ardhura nga Serbia janë dërguar për verifikim jashtë vendit. Sakaq, KQZ bën të ditur se ka filluar shqyrtimi dhe vlerësimi i zarfeve të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur nga Serbia.