Dy persona të cilët lëviznin me makinën me drogë, janë vënë në prangat e policisë së Sarandës gjatë një operacioni të koduar “Çuka”.
Mbrëmjen e djeshme, e martë, pas informacioneve të marra në rrugë operative, në ndjekje e sipër u bë bllokimi i një automjeti tip ‘Benz’ në vendin e quajtur Ura e Çukës, Sarandë, i cili dyshohej se transportonte lëndë narkotike.
Pas kontrollit të ushtruar në këtë automjet, në pjesën e bagazhit është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 26 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa.
Në vijim të veprimeve, policia bëri arrestimin në flagrancë të dy personave që ndodheshin në mjet Stavri Hakarepi, 47 vjeç dhe Juvert Xhelili, 30 vjeç, me banim në Ksamil.
Ata akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, teksa hetimet janë në vijim.
/a.r