Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, ka folur së fundi për protestën e disa fermerëve në Lushnje. Gjatë një interviste në Ora News, ai ka thënë se shkak i kësaj proteste ka qenë ngërçi i krijuar me eksportin e domates, për shkak të prodhimit të lartë dhe motit të ngrohtë që ka favorizuar prodhim të shtuar edhe në vendet e rajonit.
“Problemi me eksportin e domates dhe çmimin e ulët ishte rezultat i një konjukture të shkaktuar nga një mot i pazakontë për stinën. Kjo bëri që i gjithë prodhimi të piqet në mënyrë të menjëhershme. Sivjet në Myzeqe ka pasur edhe superprodhim të domates.
Kjo solli natyrisht ulje të çmimit dhe kërkesës nga eksporti. Janë situata jo normale sigurisht, por që rregullohen nga tregu. Ne si qeveri bëjmë politika të atilla që të krijojmë struktura të qëndrueshme përsa i përket lidhjes së tregut me prodhimin. Pra, të forcojmë pikat e grumbullimit. Këto të fundit kanë njohuri të të gjitha tregjeve europiane dhe rajonale që garantojnë shitjen e prodhimit të fermerëve. Dhe në fakt kemi mbështetur me fonde ngritjen dhe forcmimin e pikave të grumbullimit.
Nga ana tjetër unë vlerësoj si shumë të rëndësishme edhe garantimin e cilësisë së prodhimeve nga ana e fermerëve. Ata duhet të jenë shumë të kujdesshëm me përdorimin e pesticideve në sasi të shtuara, ndërsa qeveria monitoron dhe ndalon abuzuesit me imputet bujqësore”, tha ministri Çuçi.
Më tej ai foli për aktualitetin politik në vend; negociatat me BE-në dhe reformën zgjedhore.
/a.r
Po mo po, si gjithmone fajin juve jua kane te tjeret… kjo puna e fajesimit te motit z.Cuci ka ca vite qe e keni bere bajat, qe me shirat e para 3 viteve.
Ore ju si qeveri per cfare leshin jeni? Kur nuk e parashikoni dot dhe te merrni masa per ta rregulluar
situaten, per cfare na duheni? Per cfare jeni aty, cfare beni gjithe diten (pervec tenderave)?