Merr pafajsine Armir Grima, ish trajneri i kombetares se femrave, Nelson Hysa ish boksieri i Vllaznise dhe Fabjol Rexhepi ish portier i Vllaznia B.
Te tre ishin te arrestuar si pjese e grupit Bajri.
Gjykata e shkalles se pare ne Shkoder ka dhene pafajsine nderkohe qe ne gusht eshte transferuar çeshtja nga Krimet e Renda tek gjykata e shkalles se pare ne Shkoder per moskopetence.
Armir Grima
Vendimin e dha gjyqtari Tonin Sterkaj ndersa prokurorja Edlira Cufi kerkoi pafajsine per mungese provash dhe gjykata dha pafajsine per te tre keta shtetas.
Grimaj dhe ish-boksieri Hysa ishin mes 11 të arrestuarve në shtator të vitit të kaluar.
Nelson Hysa
Emrat e te arrestuarve:
1. Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë;
2. Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë;
3. Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
4. Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
5. Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
6. Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër dje pasdite (21 shtator 2018);
7. Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë;
8. Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër;
9. Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër;
10.Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë;
11. Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.
Në kërkim u shpallën 2 anëtarë të këtij grupi kriminal, për të cilët Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”, për shtetasit: E.B., 45 vjeç, dhe N.H., 34 vjeç.
Operacioni policor për arrestimin e personave të mësipërm është zhvilluar njëkohësisht në Tiranë, Shkodër dhe në Roterdam, Holandë.
g.kosovari